Brickos

Antonio Guterres

Antonio Guterres: Pandemia e Covid-19 është një krizë humanitare, që po kthehet në një krizë të të drejtave të njeriut

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar se Pandemia e Covid-19 është një krizë humanitare, që po kthehet në një krizë të të drejtave të njeriut. Guterres tha se rritja e etnonacionalizmit, populizmit, autoritarizmit dhe kufizimet e tepruara të të drejtave të njeriut po vihen re në shumë vende. Për më tepër, kriza po përdoret si pretekst për të marrë masa shtypëse për qëllime që nuk kanë lidhje me pandeminë, vazhdoi më tej Guterres. Ai u bëri thirrje qeverive të jenë “transparente dhe të përgjegjshme ” dhe theksoi se liria e mediave, organizatat e shoqërisë civile dhe hapësira qytetare janë thelbësore. Ai tha se çdo masë emergjente – përfshirë gjendjet e jashtëzakonshme – duhet të jetë “proporcionale dhe të ketë kohëzgjatje specifike.” “Limitimi gjatë gjendjes së jazhtëzakonshme mund të jenë i nevojshëm, por pushteti i gjerë ekzekutiv, i miratuar në kohë të shkurtër dhe me mbikëqyrje minimale, mbart rreziqe,” paralajmëroi ai. “Masat e ashpra shproporcionale të sigurisë në vend të ndihmojnë sistemin, e dëmtojnë atë, shtojnë kërcënimet ekzistuese dhe krijojnë rreziqe të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …