Mërgimtari nga Rahoveci Beshir Sokoli dhuron 50 pako ushqimore për familjet në nevojë

Komuna e Rahovecit ka pranuar 50 pako ushqimore për familjet në nevojë nga mërgimtari Beshir Sokoli, i cili punon dhe vepron në Zvicër si dhe 11 pako tjera ushqimore i ka dorëzuar në QPS për shpërndarje. Pakot e dhuruara nga Sokoli, do të shpërndahen përmes Qendrës për Punë Sociale, për familjet që janë nën asistencë sociale. Komuna e Rahovecit, falënderon publikisht donatorin për pakot ushqimore që do t’i shpërndahen familjeve në nevojë në Komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …