Sipas OBSH-së mbi 60% e popullsisë duhet të imunizohet ndaj virusit korona në mënyrë që të ulen infektimet

OBSH e mbledhë komitetin e urgjencës për të vlerësuar zhvillimin e pandemisë së koronavirusit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit ka njoftuar se do të mbledhë ekspertë nga komiteti i urgjencës për të vlerësuar zhvillimin e pandemisë së koronavirusit, tre muaj pas shpalljes së një emergjence ndërkombëtare shëndetësore. Duke iu përgjigjur kritikës në rritje të organizatës, Tedros Adhanom Gebreusus i ka numëruar të gjitha veprimet e ndërmarra që nga janari dhe njoftoi se ai përsëri do të mbledhë komitetin e urgjencës “për të vlerësuar zhvillimin e pandemisë”. Më 30 janar, OBSH shpalli një gjendje emergjence ndërkombëtare, alarmi më i lartë dhe sipas rregullave sanitare ndërkombëtare, komiteti i urgjencës duhet të mblidhet të paktën çdo tre muaj. Koronavirusi, i cili u shfaq në dhjetor në Kinë, është përhapur në të gjithë botën, duke vrarë më shumë se 217.400 njerëz, sipas AFP-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …