Isa Mustafa: Do të këtë krizë politike pasi partië politike nuk kanë pajtueshmeri për postin e kryetarit të Kosovës

Isa Mustafa: MPB-në e patëm zgjedh nga frika se LV do ta keqpërdorte për hakmarrje ndaj policëve dhe eprorëve të tyre

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar ashpër në lidhje me zhvillimet e fundit politike, përfshirë paralajmërimet e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për arrestimin e deputetit Behxhet Pacolli. Mustafa me anë të një postimi ka treguar se arsye se pse LDK në negocitatat me Vetëvendosjen kishte zgjedhur ministrinë e Punëve të Brendshme, ishte se Vetëvendosje mund ta keqpërdorte atë nëse do ta merrte nën kontroll. “Zgjidhja ishte reflektim i frikës dhe dyshimit se Vetëvendosje do ta keqpërdorë këtë ministri për burgosje të kundërshtarëve, për sajime të dosjeve, për kërcënime, se do tu hakmerret policëve dhe eprorëve të tyre që i mbronin institucionet atëherë kur Vetevendosje ushtronte dhunë”, ka thënë Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …