Haradinaj: Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve obligon Kosovën të mos ndalet derisa përgjegjësit e gjenocidit të dalin para drejtësisë

 

 

Duke kujtuar masakrën e Studimes, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj ka shkruar se gjaku i dëshmorëve dhe martirëve obligon Kosovën të mos ndalet derisa përgjegjësit e gjenocidit të dalin para drejtësisë. Ai ka përkujtuar të rënët e kësaj masakre, duke thënë se martirët e masakrës së Studimes ranë duke kërkuar të drejtën për të jetuar të lirë e me dinjitet në tokën e tyre. “Me pietet kujtojmë sot martirët e masakrës së Studimes, të cilët ranë duke kërkuar të drejten për të jetuar të lirë e me dinjitet në tokën e tyre. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …