Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” ka folur për tremujorin e parë të punës së Qeverisë. Ai ka theksuar se nuk mund të kthehen mbrapa vullneti masiv i qytetarëve më 6 tetor mezi arriti të bëhej realitet më 3 shkurt dhe u tentua të mbytej më 25 mars. Sipas tij qeveria u rrëzua sepse duan një marrëveshje të shpejtë për gjendje të jashtëzakonshme e copitim të territoreve, gjë që sipas tij, nuk mund t’i bënin me këtë qeveri. Kurti ka shtuar se sot ende nuk dihet se çka ka shkruar Thaçi në letrën që ia dërgoi LDK-së. Ai ka përmendur shkarkimin e ambasadorëve, konsujve e bordeve të cilat sipas tij kanë qenë të korruptuara e kanë punuar në vazhdimësi me humbje.
Kontrolloni gjithashtu
DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …