RKL

Është ndërprerë transmetimi i programit tokësor të Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë

Dje në orët e pas ditës është ndërprerë transmetimi i programit tokësor të Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë, për shkak të dëmtimit të rrjetit të Kujtesës nga punimet që po i bën KEDS-i, në terren. Më 19 prill dy persona të panjohur kishin këputur  kabllin e pajisjes me rrjetin e internetit, rast të cilin e ka evidentuar edhe Policia në Malishevë, por ende nuk ka dhenë, të paktën, një deklaratë zyrtare për sulmin mbi Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në vend-emetimin e kohës së luftës, ku edhe transmetojmë aktualisht.

Shprehim keqardhje për dëgjuesit, veçmas për familjarët e dëshmorëve që nuk do të kenë mundësi të dëgjojnë emisionet për më të dashurit e tyre.

 

(Më 19 prill rreth mesditës dy persona të panjohur kanë bërë përpjekje të hyjnë  në objektin e Shtëpisë-Muze të Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë, nga ku transmetohet programi  ditor i RKL. Ata e kanë këputur kabllin e rrjetit dhe për  një kohë  kanë pamundësuar transmetimin  e programit ditor!)…

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit, heroin e kombit, Ilaz Kodra dhe martirët e Drenicës

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, …