Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se qeveria Kurti nuk ka pasur fare politikë të jashtme, pasi sipas tij, Kurti në mendje e kishte vetëm se si ta godiste Amerikën nëpër intervista të ndryshme të mediave botërore. “E ka goditur SHBA-në nga një vend i vogël, ekzistenca e të cilit varet prej tyre”, ka thënë ai. Hoxhaj, gjithashtu ka folur edhe për punën e Glauk Konjufcës, duke thënë se e sheh që Konjufca nuk ka ndonjë agjendë si ministër. “Gjatë kohës së pandemisë, ka dështuar bashkëpunimi rajonal në Ballkan. Ka diku 40 organizata, ku Kosova është anëtare, dhe asnjëra nga ato nuk kanë bërë asgjë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar 24-vjetorin e themelimit, me një takim të organizuar …