Mehmeti: Duhet një plan i qartë për injektimin e fondeve në ekonomi për të lehtësuar likuiditetin e bizneseve dhe aftësinë e tyre

Mehmeti: Duhet një plan i qartë për injektimin e fondeve në ekonomi për të lehtësuar likuiditetin e bizneseve

Paketa mbështetëse për biznesin dhe qytetarin që qeveria e Kosovës ka ndërmarrë, pritet të luajë një rol të rëndësishëm në zbutjen e vështirësive financiare të krijuara në situatën e pandemisë së COVID-19. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se kërkohet një plan i qartë për injektimin e fondeve në ekonomi për të lehtësuar likuiditetin e bizneseve dhe aftësinë e tyre për të vijuar me investimet. Prandaj, shprehet ai, ne konsiderojmë se pas kalimit të fazës emergjente, duhet të fillojmë me fazën e rimëkëmbjes, në të cilën sistemi bankar do të kishte barrën kryesore të financimit të ekonomisë. “Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet të gjithë aktorëve në ekonomi sigurisht që do të rezultojë në një platformë, e cila do të adresojë në mënyrën më të mirë sfidat që na presin, prandaj unë jam optimist që ekonomia e Kosovës do të kthehet në një normalitet të ri më të mirë dhe me perspektivë më të madhe për të ardhmen”, thekson Mehmeti. (ATSH).

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …