KfW i ndanë 7 milionë euro MASHTI-t “Fondi i Sfidave të Kosovës – Arsimi Profesional dhe Trajnimi”

KfW i ndanë 7 milionë euro MASHTI-t për projektin “Fondi i Sfidave të Kosovës – Arsimi Profesional dhe Trajnimi”

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për realizimin e projektit “Fondi i Sfidave të Kosovës – Arsimi Profesional dhe Trajnimi” në shumë prej 7 milionë euro. Bajrami ka thënë se granti ka vlerën 7 milionë euro dhe do të implementohet përmes shkollave profesionale. “Ky është projekt i rëndësishëm për ne. Gjermania ka avancuar shumë në lidhjen mes shkollimit dhe tregut të punës kurse ne vendi që çalojmë. Ky projekt nga vjen përmes Bankës Gjermane për Zhvillim dhe do të implementohet për 6 vjet. Do të jetë projekt me trajtime që të rritet punësimi i të rinjve. Në emër të MAShTI-it dhe të të gjithë të rinjve të Kosovës dua të falënderoj qeverinë gjermane dhe bankën për Gjermane për Zhvillim”, tha ministrja Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …