Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, vizitoi deminerët e FSK-së në Babaj të Bokës

Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, vizitoi deminerët e FSK-së në Babaj të Bokës

Me qëllim të njoftimit nga afër me operacionet e deminimit të FSK-së, Ministri i Mbrojtjes Anton Quni me stafin e tij, sot vizitoi njësinë operuese të deminimit të FSK-së që është duke zhvilluar operacionin e deminimit në Babaj të Bokës të komunës së Gjakovës. Ministrin Quni e priti Komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së gjeneralbrigade Xhevahir Geci i shoqëruar nga Komandanti i Kompanisë së Deminimit Major Gëzim Sada. Si nikoqir, Major Sada e njoftoi Ministrin Quni me aftësitë dhe kapacitetet njerëzore, me pajisjet dhe kapacitetet  tjera teknike, me kapacitetet trajnuese dhe nivelin e profesionalizimit si dhe me kapacitetet e mbështetjes logjistike dhe infrastrukturore të njësisë. Më pas Ministri Quni u njoftua në hollësi me operacionet e deritashme dhe ato të planifikuara të deminimit dhe veçanërisht me operacionin aktual në  Babaj të Bokës.

Nga ana e tij, Ministri Quni, përgëzoi Gardën Kombëtare, respektivisht Kompaninë e Deminimit për të arriturat e jashtëzakonshme përgjatë gjithë procesit të deminimit , duke demonstruar nivel shumë të lartë të përgjegjësisë dhe profesionalizimit.

Në fund, Ministri Quni para oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të njësisë përkatëse u zotua për ofrimin e mbështetjes maksimale për të avancuar edhe më tej në përmbushjen e detyrës së shenjtë, në kuadër të misionit të mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit vetëm pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese

Një qasje të ngjashme ka shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, …