Lajçak - Mustafës: Një marrëveshje e arritur mes Kosovës e Serbisë e përshejton rrugën evropiane të dy vendeve

Lajçak – Mustafës: Një marrëveshje e arritur mes Kosovës e Serbisë e përshejton rrugën evropiane të dy vendeve

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Ky i fundit me anë të një postimi në Twitter, e ka falënderuar Mustafën për siç e ka quajtur ai një bisedë konstruktive për situatën politike, koronavirusin dhe pritjet për Kosovën. Lajçak ka thënë se me Mustafën janë pajtuar për prioritetin që ka vazhdimi i dialogut. Një marrëveshje e arritur mes Kosovës e Serbisë, sipas Lajçak do të përshpejtonte rrugën evropiane të këtyre dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Bllokada e institucioneve lidhet me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse kryeministri Albin Kurti …