Njoftim për dezinsektim në Llazicë, Vërmicë, Carrallukë, Dragobil dhe lagjen Pallanka

Njoftohen banorët e fshatrave Llazicë, Vërmicë, Carrallukë, Dragobil dhe lagjen Pallanka, se në ditët në vijim, do të bëhet dezinsektimi kundër rriqrave. Dezinsektimi i hapësirave publike dhe private, bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Luten qytetarët për marrjen e masave preventive, në veçanti bletarët, për kujdes të shtuar ndaj bletëve, gjatë orarit të dezinsektimit, që fillon nga ora 08:00 dhe zgjatë deri në ora 12:00.

Dezinsketimi do të bëhet sipas këtij orari:

16.05.2020- në Llazicë dhe Vërmicë

18.19 dhe 20.05.2020- në Carrallukë dhe

21 dhe 22.05.2020- në Dragobil dhe në lagjen Pallanka

Për çdo ndryshim eventual të orarit, do të njoftoheni me kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …