Ismail Kadare

Ismail Kadare: Kosova ka hyrë në problemet kur ka hyrë prej kohësh Amerika bashkë me Bashkimin Evropian

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ka deklaruar se “nuk do të ketë paqe në Ballkan nëse nuk ka zgjidhje të problemeve në Ballkan, pa u zgjidhur çështja shqiptaro-serbe”. “Kosova është çështje e ditës sot, kur themi çështje e ditës, është çështje e madhe në Evropë. Nuk është diçka që ka lidhje me lojë diplomatike të çastit, por me interesat e mëdha të botës së sotme, dhe meqenëse me interesat e mëdha nuk mund të përfytyrohet jashtë pjesëmarrjes amerikane, sigurisht, Kosova ka hyrë në problemet kur ka hyrë prej kohësh Amerika bashkë me Bashkimin Evropian. Kur të dyja ato nuk mund të zgjidhin asgjë veç e veç, ose në kundërshtim me njëra tjetrën, ky ka qenë fati i Kosovës dhe i shqiptarëve, si kurrë njëherë tjetër”, tha Kadare për televizionin publik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …