Ben Hodges: SHBA është mbështetsja më e madhe e Kosovës, por edhe Serbia e tashme nuk është ajo e para 20 viteve

Zyrtari i lartë amerikan Hodges, i zhgënjyer që përpjekjet e Amerikës për dialog nuk u përmendën nga Gjermania e Franca

Franklin Ben Hodges, bashkëpunëtori i Qendrës së Washingtonit për Analiza të Politikës së Evropës,thotë se nuk duhet të zvarritet vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pavarësisht nga fërkimet politike në Kosovë dhe zgjedhjeve parlamentare në Serbi që do të bëhen në qershor. Me rastin e thirrjes së përbashkët të Gjermanisë e të Francës që Beogradi e Prishtina sa më parë të vazhdojnë dialogun, Hodges thotë se ishte i dëshpëruar pse në deklaratën e përbashkët të ministrave të Gjermanisë e të Francës nuk ishin përmendur edhe përpjekjet e Amerikës, derisa shonë se shpreson për një bashkëpunim të të gjitha palëve. Sipas tij Vuçiq, edhe Thaçi, janë nën presion të madh të vijës së fortë në terrin e brendshëm, e po ashtu edhe të Kremlinit për të cilin thotë se “me asgjë nuk kontribuon për arritjen e zgjidhjes së mundshme”. Hodges konsideron se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të synojnë mënyra për mbrojtjen e të dy palëve. Ai tutje thotë se “absolutisht është koha e duhur për përpjekje konstante dhe për mbështetje të dialogut”. Hodges ka shtuar se SHBA është njëra nga vendet “që Kosovës i jep mbështetjen më të fuqishme”, por edhe shteti që e ka të qartë se Serbia e vitit 2020 nuk është Serbia e 1999-shit.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 413.000 kontributdhënës kanë tërhequr 10% kontributeve të tyre në Trustin e Kursimeve Pensionale

Qindra miliona euro i ka dërguar në tremujorin e parë të këtij viti diaspora në Kosovës

Qindra miliona euro i ka dërguar në tremujorin e parë të këtij viti diaspora në …