Shkupi, Kumanova, Tetova, Shtipi, Lipkova, Bogovinja, Brvenica, Tearca, Zhelina dhe Jegunovci kthehen në karantinë

Shkupi, Kumanova, Tetova, Shtipi, Lipkova, Bogovinja, Brvenica, Tearca, Zhelina dhe Jegunovci kthehen në karantinë

Maqedonia e Veriut ka kthyer shtetrrethimin për disa komuna. Kështu Shkupi, Kumanova, Tetova, Shtipi, Lipkova, Bogovinja, Brvenica, Tearca, Zhelina dhe Jegunovci do të jenë në karantinë nga ora 21:00 e ditës së sotme  deri të hënën në ora 05.00. Vendimi u mor nga qeveria pas propozimit të Komisionit për sëmundje infektive. Nga e premtja  deri të hënën në karantinë do të jenë edhe qytetet e tjera por me orë të caktuar policore duke filluar nga ora 16.00 deri në ora 05.00 të ditës së nesërme. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe kjo është mënyra e vetme për të vendosur në kontroll qytetet të cilat janë shndërruar në vatër të virusit korona. Një ditë më parë Maqedonia e Veriut regjistroi 101 raste të reja me Covid-19, shumica prej të cilave në Shkup. Katër pacientë humbën jetën dhe 10 janë shëruar. Janë konfirmuar 2 raste pozitive në kopshtet e fëmijëve në Shtip. Në total që prej fillimit të pandemisë janë 2.492 persona të infektuar, 1.605 të shëruar dhe 145 viktima. Numri i rasteve aktive në vend është 742. Ndërkohë janë kryer gjithësej 32 161 teste me tampone.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …