Numri i rasteve aktive me virusin korona aktualisht në Kosovë është 1.393 persona të infektuar

Sot në Shqipëri janë evidentuar 36 raste me virusin korona, ndërsa 27 raste i përkasin Tiranës

Përkeqësimi i situatës me virusin korona në Shqipëri po ndodh  për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit, por edhe  mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, mbajtjen e maskave  dhe në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës. Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid-19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithsecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam. Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona. Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëherë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …