Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: Nëse dikush gjatë luftës nga familja e Vjosa Osmanit i ka shërbyer Serbisë, unë i kam luftuar ata

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur akuza kundër  kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, duke thënë që dikush nga familja e saj, i ka shërbyer Serbisë. “Projektet e mia kanë qenë gjithmonë për t’u përballur me Serbinë dhe kështu kemi fituar lirinë dhe pavarësinë. Nëse dikush nga Osmani i ka shërbyer Serbisë në atë kohë, unë i kam luftuar ata”. “Po të isha në vend të Vjosa Osmanit do të isha djersitur. Do të flas shumëçka nëse ajo vazhdon të shpifë, ka paralajmëruar kryetari, Hashim Thaçi. “Jam gjithmonë i përkushtuar që ta shtroj çdoherë çështjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për bashkim me territorin e  Kosovës. Këtë e kam theksuar kudo dhe në çdo  forum ndërkombëtar  do ta përsëris këtë qëndrim. “Askush nuk do të nënshkruajë një marrëveshje që cenon shtetin. Në anën tjetër askush nga ne s’po kërkon që ta cenojë shtetin, ka thënë mes tjerash kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …