Kadri Veseli thotë se PDK ka filluar prezantimin para qytetarëve të Kosovës të platformës së rimëkëmbjes kombëtare

Kadri Veseli: Kemi filluar prezantimin para qytetarëve të platformës së “rimëkëmbjes kombëtare” (!)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot se vetëm partia që ai drejton mund ta bëj rimëkëmbjen kombëtare për shqiptarët. Në ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, lideri i PDK-së ka mbledhur Kryesinë e kësaj partie nga ku ka shpalosur vizionin e ri të PDK-së. Ai ka vlerësuar se më 6 tetor të vitit të kaluar ka ndodhur një mashtrim i madh politik, që ka vënë në rrezik shqiptarët. “Qasja majtiste ekstreme dhe ideologjia anti-amerikane – kanë tronditur orientimin tonë kombëtar. Ndërsa, fryma e urrejtjes dhe e përçarjes brenda, dobësoi shtetin tonë dhe i hapi orekse pretendimeve antishqiptare. Ne nuk kemi njerëz për të humbur. Nuk kemi toka për të dhënë. Dhe, nuk lejojmë askënd të cenojë vlerat tona, lirinë, shtetin dhe kombin tonë”, ka deklaruar Veseli. Para kryesisë qendrore të PDK, ai ka treguar se po e fillon ngadalë edhe prezantimin para qytetarëve të Kosovës të platformës së rimëkëmbjes kombëtare. Ai ka deklaruar  se në qeverisjen e kaluar PDK-ja  ka lidhur Prizrenin me Tiranën përmes autostradës së Kombit, ndërsa është zotuar se në mandatin e ardhshëm do ta lidhë Prizrenin me Tetovën.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Bllokada e institucioneve lidhet me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse kryeministri Albin Kurti …