Donald Trump deklarohet i pafajshëm nën akuzat për tentim përmbysje të rezultateteve në zgjedhjet presidenciale

Trump i hedh poshtë idetë për riemërimin e bazave ushtarake në SHBA që mbajnë emra të udhëheqësve të Konfederatës

Kryetari i SHBA, Donald Trump hodhi poshtë të mërkurën çdo propozim për të riemërtuar bazat ushtarake amerikane që mbajnë emra të udhëheqësve të Konfederatës nga lufta civile e viteve 1860, duke mos përfillur thirrjet e bëra pas protestave për vdekjen e George Floyd-it. Rreth 10 baza mbajnë emrat e udhëheqësve të Konfederatës, përfshirë Fort Bragg në Karolinën e Veriut, një nga më të mëdhat në Shtetet e Bashkuara, si dhe Fort Hood në Teksas. Idetë për rimërtimin e tyre janë hedhur si një mënyrë për pajtimin racor. Në një koment në Twitter, Presidenti Trump shkruante: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë trainuar dhe dislokuar në këto baza të shenjta HERONJTË e vendit tonë, duke fituar dy luftëra botërore. Prandaj, administrata ime as që do ta marrë parasysh riemërtimin e këtyre instalimeve ushtarake të Mrekullueshme dhe të Famshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …