Selimi: Shpresojmë që Gjykata Speciale të mos i konfirmojë aktakuzë as Thaçit dhe as një ushtari të UÇK-së

Rexhep Selimi: Ne nuk kemi si të bashkëpunojmë më PDK-në për shkak të kaluarës dhe pozicionit të tyre politik

Vetëm një javë më parë, kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se “Lëvizja Vetëvendosje i kishte dërguar mësit për bashkëpunim”. Një deklaratë të tillë, Rexhep Selimi i Vetëvendosjes e cilëson “gënjeshtër”. “Ne nuk i kemi çuar mësit. Është gënjeshtër. Nuk do të doja t’iu përgjigjesha fare. Lëvizja Vetëvendosje nuk përfaqëson mendësi të tillë në politikë”. Ai ka thënë se PDK-ja po mundohet ta nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje sikur dëshiron që të bashkëpunojë me ta. “Kemi plotë arsye që të mos bashkëpunojmë me ata, për shkak të kaluarës dhe pozicionit të tyre politik. Ne nuk kemi si të bashkëpunojmë me ta për këto dy arsye kryesore dhe të tjera”, ka deklaruar Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …