Thaçi

Thaçi: Moikom Zeqo ishte përkrahës i fuqishëm i çështjes së Kosovës, veçanërisht mbështetës i luftës së UÇK-së

Pas vdekjes së studiuesit dhe shkrimtarit të mirënjohur, Moikom Zeqo kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar atë, duke thënë se ai ishte një mbështetës i fuqishëm i çështjes së Kosovës dhe i luftës së UÇK-së. “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e shkrimtarit Moikom Zeqo. Me dijet e shumta nga fusha e letërsisë, historisë dhe shkencave humane, Moikom Zeqo ka lënë gjurmë të pashlyera në kulturën shqiptare. Moikom Zeqo ishte përkrahës i fuqishëm i çështjes së Kosovës, veçanërisht mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në ditët e para të veprimit të saj. Bota shqiptare me vdekjen e tij humbi një kolos të mendimit dhe dijes enciklopedike. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Moikomit dhe gjithë miqve të tij”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …