Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt dhe USAID-it për mbështetjen e të rinjve

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku së bashku me Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Abdyl Ymeri, kanë pritur në takim drejtorin e Programit “Up to Youth”, Daniel Cruz, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e Programit për Ngritjen e të rinjve në Skenderaj. Në kuadër të kësaj marrëveshje bashkëpunimi do të realizohet një projekt pesë vjeçar i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i cili ka për qëllim përfshirjen e rinisë, duke i mobilizuar dhe angazhuar ata për të bërë ndryshime të caktuara. Pjesë e këtij programi do të jenë të rinjtë e moshave 15-24 vjeçare, të cilët do të ndahen në dy grupe të moshave 15-18 dhe 18-24 vjeçare, duke zhvilluar aktivitete të caktuara për këto mosha. Nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur komuna deri me tani me organizatën USAID, duke treguar gatishmëri edhe për përkrahje të mëtutjeshme nga komuna për realizimin e këtyre projekteve. “Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me ju, për të mirën e të rinjve të Skenderajt, të cilët për shkak të historisë së luftës se fundit në Kosovë, jam i vetëdijshëm se e kanë me së të nevojshme përfshirjen e tyre në trajnime të ndryshme”, tha nënkryetari Lushtaku. Nga ana tjetër drejtori i Programit “Up to Youth”, Daniel Cruz deklaroi se qëllimet kryesore të këtij memorandum bashkëpunimi janë:

  • Mobilizimi i rinisë për të qenë forcë e ndryshimeve pozitive

  • Zhvillimi dhe demonstrimi i shkathtësive të buta/jetësore për rininë

  • Zhvillimi, ndërtimi dhe mbështetja e partnerëve të qëndrueshëm për kultivimin e një mjedisi ku rinia mund të përfshihet.

Pjesë e realizimit të këtij projekti do të jetë edhe Qendra Rinore e komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …