Albena Reshitaj: Koalicionet parazgjedhore nuk kanë dhënë ndonjë efekt, partitë politike t'i masin forcat

Reshitaj: Rritja e madhe e rasteve të reja ka të bëjë edhe me mosseriozitetin e politikës në trajtimin e pandemisë

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj, ka lidhur lehtësimin e masave dhe shtimin e testimeve me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë. Vetëm, të mërkurën u regjistruan 77 raste të reja me COVID-19, pas dy ditësh rekord me raste. Të martën ishin 141 e të hënën 129. “Duke qenë shumë afër rrjedhjes së situatës në vend, ne si komision po e përcjellim me shqetësim variabilitetin e numrit të testimeve, infektimeve. Pos lirimit të masave që u bënë në fund të muajit maj, e një rëndësie të veçantë është edhe rritja e numrit të testimeve ditëve të fundit. Ky korrelacion ka logjikën e vet sepse në njërën anë ka nisur një fluks i vizitave dhe mosrespektimi i masave të rekomanduara, por është rritur edhe numri i testimeve. Prandaj ka logjikë edhe rritja e numrit të të infektuarve në vendin tonë. Konsideroj se tashmë duhet të fokusohemi në plan afatshkurtër, të plotësuar, për menaxhim të pandemisë, dhe në plan afatmesëm e afatgjatë”, ka thënë ajo, Sipas saj, rritja e madhe e numrit të rasteve të reja ka të bëjë edhe me mosseriozitetin e politikës në trajtimin e pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …