MASH e anulon tenderin prej 1.3 milion euro për krijimin e sistemit të digjitalizimit për menaxhimin e arsimit.

Ministria e Arsimit me rekomandimin e IKSHP-së e shtyen për në gusht mbajtjen e Testit të Arritshmërisë

Ministria e Arsimit, me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe duke u bazuar në situatën aktuale me pandeminë, ka vendosur që mbajtja e Testit të Arritshmërisë dhe atij të maturës të shtyhet për muajin gusht. Vendimi nga Ministria e Arsimit do të dalë gjatë ditës së sotme, këtë e ka konfirmuar vetë ministri Ramë Likaj. Ndërkohë, javë më parë ishte vendosur që testi i arritshmërisë të mbahej në qershor, e ai i maturës në korrik, mirëpo shtimi i rasteve me të infektuar me Covid-19, ka bërë që Ministria e Arsimit të marrë vendim për shtyrjen e tyre. Shtyrjen e mbajtjes së këtyre testeve e ka kërkua edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …