leoni

Selim Selimi: Nëse Kosova e refuzon tubacionin e gazit do të thotë se është kundër Amerikës

Selimi: Është shqetësuese se si Serbia vazhdon të përdorë mekanizmat ndërkombëtar për të mbrojtur kriminelët e luftës

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se është shqetësuese që Serbia vazhdon përdorimin e mekanizmave ndërkombëtar për të mbrojtur kriminelët, duke aluduar kështu për ekstradimin e Ljubisha Manitasheviq nga Hoqa e Madhe e Rahovecit, i akuzuar për vrasje në tentativë. Përmes një postimi Selimi ka treguar se si menjëherë pasi që Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës i kishte paraqitur Ministrisë së Drejtësisë së Hungarisë kërkesën për ekstradim, njëjtë kishte vepruar edhe Ministria e Drejtësisë së Serbisë. Ai ka thënë se do t’iu drejtohen autoriteteve hungareze për këtë çështje, derisa ka shtuar se është e papranueshme që Serbia vazhdon pengesat procedurale ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në Hagë për afatet e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së – avokatët kundërshtojnë Prokurorinë

Ka shpërthyer përplasje në Gjykatën Speciale në Hagë mes Prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës të krerëve …