Lul Raka

Raka: Duhet respektuar rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse

Duke folur për rritjen e madhe të numrit të rasteve të evidentuara të infektuar me virusin korona, mikrobiologu i shquar, Lul Raka ka thënë se për të mos u përkeqësuar edhe më tutje situata, duhet respektuar rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse. Ai kas theksuar se kjo rritje shqetësuese e ditëve të fundit është rezultat i disa faktorëve, Në radhë të parë është mos zbatim i këshillave të Ministrisë së Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe profesionistëve shëndetësorë. Kjo është shqetësuese sepse në radhë të parë shumë shpejt mund të mbingarkohen kapacitetet edhe në Klinikën Infektive e tashmë edhe kapacitetet laboratorike sepse kërkesa për testim është enorme, ka tërhequr vërejtjen, mikrobiologu, Lul Raka.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …