Krushjanët vendosin fotografitë e të vrarëve në rrethojat e Gjykatës Themelore të Prizrenit

Krushjanët i vendosin fotografitë e të vrarëve gjatë luftës në rrethojat e Gjykatës Themelore të Prizrenit

Sot pritet të mbahet aktgjykimi përfundimtar në Gjykatën Themelore të Prizrenit ndaj të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq. Krushjanët në rrethojat e kësaj gjykate kanë vendosur fotografitë e të vrarëve. Familjarët e viktimave të mërkurën e javës së kaluar kanë protestuar para Gjykatës dhe kanë kërkuar dënim të rëndë për Tasiq. Gjykata Themelore e Prizrenit të mërkurën ka mbajtur seancën ku është shpallur fjala përfundimtare në rastin e Darko Tasiq, ndërsa aktgjykimi pritet të bëhet sot.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …