Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar mundësinë e përmbytjeve të vogla në zona të caktuara, për shkak të reshjeve të shiut, që priten në dy ditët në vijim. Nga këto përmbytje mundë të përfshihet Prishtina për shkak të infrastrukturës së stërngarkuar, si dhe një pjesë e rajonit të Dukagjinit. Këto vërshime të mundshme hyjnë në kategorinë e përmbytjeve të shpejta duke përfshirë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt por mund të shkaktojnë dëme në fusha bujqësore apo në ekonomi familjare dhe biznesore.
