Ministri Zemaj apelon qytetarët që ta shtojnë kujdesin dhe të shkojmë duke ulur infektimin me virusin korona

Ministri Zemaj e quan lajm të mirë shërimin e 75 pacientëve të infektuave më COVID-19 në ditën e djeshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka quajtur lajm të mirë njoftimin e IKSHPK-së se të enjten janë konfirmuar 75 pacientë të shëruar dhe 69 raste të reja me Covid-19. Sipas tij, kjo tregon punën e jashtëzakonshme që po bëhet në Klinikën Infektive nga heronjtë e situatës që ndodhemi. “Krejt çka po bëjnë mjekët e infermierët dhe i gjithë stafi mjekësorë në këtë kohë, është që qytetarët të ndihen të sigurt. Andaj duhet që të gjithë të ruajmë qetësinë e ta ruajmë veten, familjarët e miqtë tanë. T’i ruajmë më të dashurit tanë duke i respektuar masat të rekomanduara nga IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë. Mbi të gjitha duhet të kujdesemi për veten që ta vlerësojmë punën e madh që po e bën stafi mjekësor që nga fillimi i kësaj pandemie. T’i bashkohemi atyre, të bëhemi edhe ne heronjtë. T’i respektojmë rekomandimet për parandalimin e shpërndarjes së virusi”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …