Hashim Thaci

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi mbërrin në Tiranë, ku të dielën pritet fjalimi i tij i parë pas ngritjes së aktakuzës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se të dielën do t’u drejtohet qytetarëve për gjithë atë që ndodhi këtë javë. Në një postim të tij ai ka shkruar: “Motra dhe vëllezër. Miq të dashur. Sapo kam zbritur në Aeroportin, ‘Nëna Terezë’, në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ai ka shkruar me këtë rast se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e UÇK-së. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund, ka thënë  kryetari i Kosovës,  Hashim Thaçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …