Shtyhet takimi i Brdo-Brione për shkak të mos pjesëmarrjes së kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Shtyhet takimi i Brdo-Brione për shkak të mos pjesëmarrjes së kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Është shtyrë edhe takimi i Brdo-Brione, i cili të hënën e ardhshme është dashur t’i bëjë bashkë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Sllovenisë e Kroacisë në Lubjanë. Takimi ishte paraparë të mbahej për të shënuar dhjetëvjetorin e Samitit të Brdo-Brione. Kosova në këtë samit mësohet se do të përfaqësohej nga kryetari Thaçi. Aty ishte e paraparë të merrte pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Në anën tjetër, përveç këtij samiti është shtyer edhe takimi i Uashingonit midis Kosovës dhe Serbisë i planifikuar për ditën e sotme.  Kjo ka ndodhur për shkak se kryetari i Kosovës Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli po përballen me publikimin e një aktakuze të pakonfirmuar nga Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …