Evropa po përballet me rritje të numrit të rasteve me Covid-19, një muaj pas lehtësimit të kufizimeve, ka vlerësuar Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ai ka paralajmëruar vendet si Kosova, Shqipëria e Maqedonia se përhapja e shpejt mund të çojë sistemin shëndetësor buzë kolapsit Drejtori i OBSH-së për Evropë Dr. Hans Henri Kluge ka paralajmëruar për rrezikun e rishfaqjes së virusit edhe më herët, duke thënë se “nëse vendet nuk e mbikëqyrin atëherë sistemet shëndetësore do të shtyhen deri në zgrip”. Në rajonin evropian të OBSH që përfshinë 54 shtete dhe shtatë territore në Evropë, Lindje të Mesme dhe Azi Qendrore, janë raportuar mbi 2.6 milionë raste pozitive dhe mbi 195 mijë vdekje.
Kontrolloni gjithashtu
Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e …