Haliti: Gjendja më e qetë, por rreziku nuk ka kaluar

Gjendja aktuale epidemiologjike në Komunën e Vitisë vlerësohet më e qetë nga Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), pasi qe dy ditë radhazi ka pasur vetëm nga një të infektuar me Covid-19, derisa numri i të shëruarve po rritet. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili kryeson Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se aktualisht Vitia ka 39 persona pozitiv me Covid-19. Nëntë prej tyre janë të hospitalizuar, por gjendja e të gjithë të infektuarve është stabile, pa shenja të përkeqësimit. Kryetari Haliti bën thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe rekomandimeve të institucioneve dhe ekspertëve shëndetësor, pasi që sipas tij, rreziku është akoma i lartë. Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili tha se në bashkëpunim me Inspektoratin komunal janë duke mbajtur situatën nën vëzhgim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …