Ansambli i këngëve dhe valleve nga Deçani pritet nga kryetari Ramosaj

Pas një suksesi ku rrëmbyen dy çmime në festivalin virtual të folklorit Anadrini Folk 2020, Ansambli i këngëve dhe valleve nga Deçani bashkë me koreografin Genc Tetaj, janë prit nga kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe Drejtoresha e Kulturës Rinis dhe Sportit Leonora Ukëhajdaraj. Gjatë këtij takimi ata bashkë diskutuan lidhur me punën që po bën ky ansambël dhe vështirësitë ani pse në kohë Pandemie për realizimin e videos për pjesëmarrjen në këtë festival ku rrëmbyen çmimet: Loja më e mirë popullore “Këngë bjeshke e vajzave” – Ansambli i Këngëve dhe valleve “Deçani” dhe Çmimi “Hajrush Kryeziu” (për vlerësimin më të mirë nga publiku) Ansambli i Këngëve dhe valleve “Deçani”. Kryetari Ramosaj i përgëzoi për punën me përkushtim dhe u premtoi mbështetje të vazhdueshme në realizimin e synimeve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …