Batalioni "Atlantiku": Aktakuza për Thaçin dhe Veselin është “luftë speciale” të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër UÇK-së

Batalioni “Atlantiku”: Aktakuza për Thaçin dhe Veselin është “luftë speciale” të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër UÇK-së

Ish-luftëtarët e Batalionit “Atlantiku” kanë shprehur indinjatë rreth aktakuzës në Speciale ndaj kryetarit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, duke e quajtur “luftë speciale” të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër UÇK-së dhe kundër shtetit të Kosovës. “Në Kosovë agresori ka qenë Serbia. Serbia ka qenë ajo që ka okupuar territorin e Kosovës dhe ka kryer krime të tmerrshme: duke vrarë mbi 1000 fëmijë shqiptarë; duke djegur me qindra kufoma shqiptarësh, pleq e plaka, të ekzekutuar në gjakftohtësi, në total mbi 12 000 shqiptarë të vrarë; duke dhunuar mijëra gra dhe vajza shqiptare; duke djegur, plaçkitur dhe shkaktuar dëme materiale mbi 50 miliardë euro për popullin e Kosovës dhe duke dëbuar rreth 1 milion shqiptarë nga toka dhe shtëpitë e tyre”, shkruhet në njoftimin e përbashkët të pjesëtarëve të dikurshëm të këtij batalioni, Për ish-ushtarët e Batalionit “Atlantiku” veprimi i Prokurorisë Speciale paraqet “delegjitimim të Gjykatës Speciale”.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …