Kryetari Suma nderon me “Mirënjohje” veteranët e arsimit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim rasti Nazim Laçi ish arsimtarë i SHFMU “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit dhe Sali Bajramaliu ish arsimtarë i SHFMU “Veli Ballazhi” paralelet në fshatin Rezhancë. Ky takim është realizuar me rastin e pensionimit të Nazim Laçi dhe Sali Bajramaliu, për ti falënderuar për kontributin e tyre shumëvjeçarë në arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve të Komunës së Hanit të Elezit. Nazim Laçi me 46 vite punë në arsim dhe Sali Bajramaliu me 44 vite punë në arsim, për Kryetarin Rufki Suma ishin arsye që këta veteran të arsimit të Komunës së Hanit të Elezit të nderohen me “Mirënjohje” duke i uruar për shëndet dhe jetë të gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohet në 28 vjetorin e rënies Heroi i Kosovës, Shejh Myhedin Shehu

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me familjarë, miq, e bashkëpunëtorë, …