Vuçiq

Vuçiq: Thaçi dhe Hoti janë më të fortë sepse e kanë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po vazhdon ta përgatit terrenin para popullit serbë për një marrëveshje finale me Kosovën, ai tani po sheh pak shpresa për Serbinë. Ai ka mbajtur një intervistë për më shumë se një orë e gjysmë, ku temë kryesore e kësaj interviste ka qenë marrëveshja finale me Kosovën. Kryetari serb ju është ka thënë popullit që udhëheq se tani ka pak mundësi, pasi Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti janë më të fortë tek Shtetet e Bashkuara të Amerika dhe Gjermania, madje sipas tij kanë përkrahje më të madhe se serbët. “Le të lëkundemi në stuhinë e erës dhe të përpiqemi të mbijetojmë disi. Hoti dhe Thaçi janë shumë më të fortë dhe shumë më të rëndësishëm se ne, sepse ata kanë mbështetjen e Gjermanisë dhe Amerikës”, tha Vuçiq. Ai e pranoi hapur se nëse nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse me Prishtinën, procesi i integrimit evropian do të ndalet

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …