Brickos

Çmenden e hakërrohen të apostrofuarit e satirizuar nga "gropa septike", në postimin e Gani Kocit

Çmenden e hakërrohen të apostrofuarit e satirizuar nga “gropa septike”, në postimin e Gani Kocit

“Çmenden” të apostrofuarit nga “gropa septike”,  në postimin e Gani Kocit. Ata, për shprehjen e tij cinike e satirike, madje edhe humoristike, kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që të merret, në hetime. Dhe ashtu si ndodh rëndom kur preken në bisht, këta të apostrofuar ata i drejtohen policisë.  Por kur këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi thotë se UÇK-ja ka vrarë 1000 serbë, dhe se ata janë “terrorist” , askush nuk i drejtohet policisë, sepse ai ka shprehur mendimin e tij të lirë.

KOHA e Veton dhe Flaka Surroit, bën të ditur se Policia e Kosovës  tashmë i paska  nisur hetimet ndaj zyrtarit të PDK-së, Gani Koci, që të premten i ka quajtur “gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton” disa  të cilësuar si personalitete publike.Ne fotografinë që ai ka vënë në postimin e tij shihen kryetari  i VV-së, Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, publicisti Veton Surroi, këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, deputetet e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, Arbërie Nagavci e Fitore Pacolli, pastaj Jusuf Buxhovi, ish-deputetja Drita Millaku, ish-zëvendës-kryeministri Haki Abazi, një i quajtur, Rron Gjinovci, drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, dhe ish-deputeti Ilir Deda, raporton KOHA.

Kontrolloni gjithashtu

R.Shala: FADIL VATA, një kujtim më ndryshe

a ) –  Fadil  Vata , gjatë vitit shkollor  1979 / 80 , në QAMO …