leoni

Vitia Kërkon shtim të masave të kontrollit

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë (KKMSH) me interesim të shtuar po e përcjellë gjendjen epidemiologjike, pas shtimit të rasteve dhe përhapjes edhe në vatra të reja. Në mbledhjen e rregullt te KLMSH-së, kryetari Sokol Haliti, ka kërkuar shtim të kontrollit për të siguruar zbatimin e masave të reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës thanë se po e përcjellin gjendjen në koordinim edhe me Inspektoratin. Përndryshe po vazhdojnë masat tjera për zbutjen e gjendjes sociale të familjeve në nevojë, përmes pakove ushqimore emergjente të Komunës së Vitisë. Janë mbështetur edhe familjet e prekura me Covid-19, që kanë pasur nevojë. Ndërkohë po vazhdon dezinfektimi dhe klorifikimi i objekteve dhe hapësirave publike, por edhe i lokacioneve dhe pronave të familjeve të prekura.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …