Peter Stano

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të rinisë më 12 korrik

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar të hënën, se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në raundin e ri të bisedimeve. Ndërkohë, agjencia e lajmeve AFP raporton se kryetari i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të mbajnë një samit të premten, më 10 korrik, me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë. Ky samit, që do të zhvillohet përmes një video-lidhje, ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thotë Zyra e Macron-it. Ende nuk është e qartë se kush do ta përfaqësojë Kosovën në këtë samit Hoti apo  Thaçi. Mbajtja e këtij samiti të Parisit dhe dialogu në Bruksel vjen pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …