KMDLNJ

KMDLNj: Të pezullohet dialogu me Serbinë për një kohë tjetër, qytetarët po përballen me probleme të mëdha

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, pas propozim aktakuzës nga prokurori i Dhomave të Specializuara ndaj kryetarit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vlerësuar se Qeveria duhet të pezullojë bisedimet me Serbinë për një kohë tjetër. KMDLNj thotë se “kryeministri Hoti duhet të lirohet nga entuziasti i çastit dhe duhet të përballet me realitetin që nënkupton se asgjë nuk mund të bëjë pa opozitën”. “Për momentin bisedimet nuk paraqesin asnjë prioritet apo interes për Kosovën sepse qytetarët e saj po përballen me shkeljen e të drejtes elementare të njeriut; e drejta për jetë e cila përbën themelin mbi të cilin ndërtohen të gjitha të drejtat tjera”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …