Ministri Krasniqi pret në takim përfaqësuesit e OAK-ut, bisedojnë për pakon fiskale dhe gjendjen e bizneseve

Ministri Krasniqi pret në takim përfaqësuesit e OAK-ut, bisedojnë për pakon fiskale dhe gjendjen e bizneseve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim përfaqësuesit e Odes së Afarizmit të Kosovës, ku diskutuan për bashkëpunim në gjetjen e mundësive për ta tejkaluar gjendjen aktuale, që ka shkaktuar pandemia tek bizneset. Po ashtu, në takim u bisedua edhe rreth pakos fiskale si do të ndihmohen bizneset për t’i tejkaluar vështirësitë me të cilat po ballafaqohen aktualisht. Krasniqi ritheksoi se do të jetë gjithherë përkrahës i bizneseve pasi që nga këto varet edhe zhvillimi ekonomik i vendit. Në fund, ministri e falënderoi kryetarin e OAK-së, Skender Krasniqin për aktivitetin e pandalshëm në kreativitetin e përfaqësimit të bizneseve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti përballë afatit për Qeverinë e re: Nëse nuk ka Kurti 3, Kosova shkon në zgjedhje

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbetur përballë një afati …