Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim për të rifilluar me mbajtjen e testimeve. Për katër muaj rresht, asnjë kandidat nuk ka mundur të hyjë në provimin teorik dhe praktik për marrjen e patentë shoferit, për shkak të përhapjes së koronavirusit në Kosovë. Data kur pritet të rinisin testimet e kandidatëve fillon nga 20 korriku. E gjithë procedura do të mbahet duke respektuar tërësisht masat mbrojtëse të rekomanduara nga IKSHPK. Në vendimin më poshtë, të cilin e kanë shpërndarë autoshkollat mund të informoheni saktë sesi është planifkuar mbajtja e testimeve.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
