Përkujtohet Lufta dhe sakrifica e familjes Rama dhe martirëve Halimi

Kryetari i komunë së Kastriotit së bashku me ekzekutivin komunal dhe shoqatat të dala nga lufta, veteran, invalid e qytetarë të shumtë, bënë homazhe dhe vendosen kurora lule të lapidari i Familjes Rama.

Në fjalë rasti Kryetari Gashi para te pranishmëve shprehet : ”Vlerësoj larte kontributin e familjes për lirin e vendit, familja duhet të ndihet krenare për bijtë dhe bijat që i dha për lirin e vendit, i përjetshëm qoftë kujtimi për ta”.

Ndërsa në emër të shoqatës së familjeve të Dëshmore të Kombit, Esat Curri mbajti një fjalim të shkurt para të pranishmëve.

Kurse në emër të familjes dhe bashkëluftëtari i vëllezërve Rama, Agron Xhemajli mbajti një falim të rasti duke evokuar kujtime nga jeta dhe veprimtari e familjes Rama.

Pa ashtu u bënë homazhe dhe vendosen lule edhe tek lapidari i martirëve të Kombit të familjes Halimi.

Pas homazheve Kryetari me një pjese të pranishmëve vizituan edhe familjet e të rënëve

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po qëndron për vizitë në Bruksel

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron për vizitë  në Bruksel. Ai …