Hoxhaj: PDK nuk është kundër dialogut, por kundër qasjes së gabuar se si Qeveria e Kosovës po i qaset dialogut me Serbinë

Hoxhaj: PDK nuk është kundër dialogut, por kundër qasjes së gabuar se si Qeveria e Kosovës po i qaset dialogut me Serbinë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, deputeti Enver Hoxhaj, e ka konsideruar të nxituar, pa qartësi dhe pa mbështetje të nevojshme politike e institucionale takimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel me kryetarin serb, Aleksandër Vuçiq. Hoxhaj tha në konferencë për media se PDK nuk është kundër dialogut, por është seriozisht kundër qasjes dhe mënyrës së gabuar se si Qeveria e Kosovës po i qaset dialogut me Serbinë. Ai tha se takimi para dy ditësh në Bruksel tregoi se Qeveria e Kosovës nuk është e përgaditur politikisht dhe përmbajtesisht për dialogun dhe ajo hyri në një proces të tillë, pa platformë, pa strategji, pa konsensus, pa koordinim, pa pervoje për këtë proces, dhe pa asnjë ekspertë. “Si pasojë e kësaj qasje të gabuar, Kosova ka rifilluar dialogun me Serbinë pa afat kohor, pa parime dhe pa unitet, duke e dëmtuar pozicionin negociues te Kosovës. Përgaditja e vetme është vetëbesimi naiv, i cili do të mund ta drejtoj këtë proces në një udhë pa krye”, tha Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …