MSh: Po shquhet përpjekja për manipulimin e diasporës pas vendimit për testin PCR, për ata që hyjnë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e recetave që janë publikuar në rrjete sociale

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë apel te qytetarët që të mos bien pre e recetave që janë publikuar në rrjete sociale. Gjatë ditës së diel shumë qytetarë nëpër rrejte sociale kanë publikuar një recetë e cila kinse shëron koronavirusin. Duke e parë që një recetë e tillë ka marrë një hov të madh në shoqëri, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë. “Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe  shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare, të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetentë shëndetësor  dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …