Sejdi Hoxha: Investimet më të mëdha në komunat e veriore janë bërë në kohën kur ka qeverisur PDK-ja me vendin

Hoxha kërkon kufizim të qasjes së qytetarëve në informacionet e Komisionit Hetimor Parlamentar për privatizim

Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, përfaqësues i PDK-së, Sejdi Hoxha në mbledhjen e parë të këtij komisioni ka kërkuar kufizim të qasjes së qytetarëve në informacionet e këtij komisioni. Ai ka thënë se e kundërta e saj mund të sjellë politizim të rasteve. Hoxha ka kërkuar që qasje tu lejohet vetëm mediave dhe shoqërisë civile. “Unë jam dakord që medieve dhe shoqërisë civile tu jepet hapësirë, por nëse ndodhë kjo do të kenë hapësirë edhe qytetarët dhe mund të politizohet. Nuk mundet me pas qytetari informacion për çështje të caktuara dhe nuk mund të vijmë në fund te rezultati që po dëshirojmë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …