Hoxhaj: Për postin e kryetarit të vendit PDK nuk ka vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës

Enver Hoxhaj: Vizita e Dhomave të Specializuara në Hagë nga Viola von Cramon është ndërhyrje politike në drejtësi

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka reaguar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pasi ajo shkoi në Hagë një ditë pas përfundimit të intervistimit të kryetarit Thaçi dhe takoi disa udhëheqës të Gjykatës Speciale. Vendimi i eurodeputetes ka zgjuar  kritika të ashpra në Kosovë, për ndërhyrje në drejtësi. Kështu mendon edhe nënkryertari i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherësh edhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës. “Qytetarët e Kosovës janë të habitur kur shohin se një eurodeputet, një politikan, viziton Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ne mësuam nga BE gjatë gjithë kësaj kohe se kur politikanët shkojnë të takojnë prokurorët dhe gjykatësit quhet ndërhyrje politike. Kjo është ajo që bëri Viola von Cramon.”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …