Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot vazhdojnë seancën rreth Telekomit të Kosovës. Kurse, pastaj kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të raportojë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Seanca për Telekomin nis në orën 10:00, ku pritet të hidhet në votim edhe rezoluta nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të vendimit përfundimtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris. Ndërsa, gjatë kësaj seance do të debatohet edhe për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës. Kurse, Hoti në orën 12:00, do ta informojë Kuvendin lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur
Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …